“Mos harroni të fikni dritat para se të dilni nga shtëpia!

Sepse çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan!”

Me këtë apel, Partia Demokratike ka përcjellë një videomesazh sot tek qytetarët shqiptarë për një nga problemet që ka rënduar në vazhdimësi, ekonominë e familjeve shqiptare: çmimin e lartë të energjisë elektrike.

“Rama premtoi t’i ulte ato, por dështoi! Çmimet e energjisë janë më të larta se kurrë, – thekson në vijim Partia Demokratike për të përcjellë, një mesazh shprese nga kreu i opozitës, Lulzim Basha:

“Le t’ia fikim dritat, regjimit të tij! Le të sjellim një energji të re për vendin tonë!”- thekson Basha.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu