Me teper se 150 gra dhe vajza nga Saranda dhe Gjirokastra përfituan përgjatë tre ditëve, vizita dhe ‘check up’ falas për kancerin e gjirit.

Nisma u mundësua falë bashkëpunimit të Institutit grek të luftës kundër kancerit të gjirit, Ambasadës Greke në Shqipëri dhe Bashkisë Finiq. Vizitat mjekësore u realizuan nga një qendër e lëvizshme mjekësore me mjekë të ardhur nga Athina.

Kanceri i gjirit është një sëmundje që do angazhim dhe trajtim mjekësor të vazhdueshëm. Erdhëm me shumë kënaqësi të kryejmë analiza dhe të ndihmojmë këtu në Shqipëri për të zbuluar rastet e reja me kancerin e gjirit. Veç kësaj duam të ngremë një bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të jemi të dobishëm për njerëzit që kanë nevojë.

Mesa pamë ka disa raste të zbuluara më kancerin e gjirit, por ne do vijojmë me ndihmën tonë deri në informimin e grave se kjo është një sëmundje që trajtohet dhe gratë jetojnë pasi e trajtojnë atë-u shpreh Vangjelis Filopulos, mjek specialist i ardhur nga Greqia.

Në kushtet e kufijve të bllokuar për shkak të pandemisë, vizita të tilla mjekësore falas u vlerësuan pozitivisht nga banorët e zonave të largëta që erdhën dhe përfituan nga kjo nismë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu