Asnjehere nuk ka ndodhur me pare dy aksidente automobilistike ne nje periudhe kaq te shkurter kohore.

Mbremjen e kaluar tre automjete u perplasen ne dalje te Viroit ku shkaktar u be nje drejtues mjeti i alkoolizuar i cili humbi kontrollin duke u perplasur me nje automjet te parkuar e pas saj, mjeti tjeter qe nuk ndali dot shpejtesine nga konfuzioni i krijuar nga perplasja e para pak sekondave, u perplas me mjetin qe shkaktoi aksidentin ne nisje

Fatmiresisht tre te lenduar lehte. Ndersa sot tek ish ndermarja e lekure-kepuceve nje fuoristrade, u perplas me shtyllen e ndricimit publik dhe jo vetem kaq por kaloi ne krahun tjeter duke marre me vete edhe nje autoveture tip Audi. Edhe ne kete rast viktimat fatmiresisht munguan vecse deme materiale.

Prezenca policore ne rruget nacionale dhe ato te Gjirokastres nuk ka munguar. Te dy rastet e vecuar nga njera tjetra tregojne per mungese perqendrimi nga drejtuesit e mjeteve te cilet normalisht ne te tilla raste duhet te penalizohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu