Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, ka celur siparin e javës së gjuhës italiane në Gjirokastër. Prej më shumë se një dekadë, në Gjirokastër, gjuha italiane është e pranishme si projekt në disa klasa në dy shkolla 9-vjecare publike dhe në një shkollë private.

Pasi ka zhvilluar takim me kryebashkiakun e Gjirokastrës pa praninë e mediave, ambasadori italian u shpreh optimist dhe madje shprehu dëshirën për celjen e Shtëpisë Italiane në Gjirokastër në një godinë të hershme historike e cila do të jetë interesante dhe e rëndësishme për të gjallëruar jetën turistike në vend dhe pse jo përfitime për ata që dinë italisht. Në kohën kur numri i turistëve italianë po shtohet nga viti në vit në Gjirokastër, lind si domosdoshmëri celja e kësaj shtëpie.

Ambasadori italian garantoi përfshirjen e “Aso Restaurit” në Gjirokastër cka do të mundësojë restaurimin e objekteve arkitoktonike të qytetit të gurtë dhe ruajtjen e vlerave historike të tij. Në fund ambasadori italian i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare se duhet të kuptojë se pasuria kulturore është pasuri që prodhon pasuri.

Java e Gjuhës Italiane në Botë është një ngjarje e promovuar nga rrjeti kulturor dhe diplomatik çdo vit në javën e tretë të tetorit rreth një teme që vepron si një lajtmotiv për organizimin e një programi të gjerë kulturor të përqendruar në përhapjen e gjuhës italiane. Java e XX e gjuhës italiane në botë zhvillohet nga 19-25 tetor 2020 dhe titullohet “Italishtja midis fjalës dhe imazhit: grtafikat, ilustrimet, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu