Ende pa përfunduar ndërtimi për by-passin e Tepelenës kanë nisur dhe problemet e para të këtij projekti të shumëdiskutuar.

Një pjesë e urës që lidh dy segmentet rrugorë Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë ka rrëshqitur. Gjatë hedhjes së betonit skelat mbajtëse kanë rënë. By passi me një gjatësi prej 2.3 km me katër korsi dhe i financuar me një vlerë 2.9 miliardë lekë synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional.

Ky incident i ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e By passit ka vënë në dyshim cilësinë e punimeve. Por për të parë nga afër se çfarë ka ndodhur me urën gazetari i Report Tv Piro Nase shkoi në kantierin e ndërtimit nga ku dhe nuk u lejua nga punonjesit e tij ku pervec kesaj i rrembyen celularin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu