Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, Bredhi i Hotovës në Përmet, konsiderohet si parku i mrekullueshëm natyror i padëmtuar nga dora e njeriut

Nisma “Nature Albania”  për herë të parë në këtë park për prezantimin e  veprimeve pilot që sipas përfaqësuesit të organizatës italiane Giorgio Ponti, do të financohen 1.2 mln euro.

Kreu i Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej shprehet se kjo iniciativë, synon të japë një ndikim të rëndësishëm

Të gjithë banorët që janë të përfshirë në zonën e Bredhit të Hotovës do të kenë mundësi të përfitojnë lëndë drusore për djegie për nevojat e tyre. Për këtë ne po hartojmënjë plan që përcaktojmë sasinë e familjeve dhe të lëndës drusore që ata duan. Pra heqim ata drurë që janë ose të rënë ose që nuk lejojnë rritjen e të tjerëve-tha Dedej.

Projekti do përqëndrohet tek disa ndërhyrje në 10 parqe kombëtare të vendit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu