Disa dite me pare ministri i Bujqesise dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi, u pa duke shkuar ne Kuvend me nje maske me dekor, per te cilen u tha se ishte firmato. Nderkohe ministri nuk i ka lane me kaq bemat e tij, pasi ai eshte shprehur se qumeshti vendas eshte cilesor, por e importojne nga jashte se i bie me lire. Kete gje Blendi Çuçi e ka thene gjate nje interviste ne emisionin “Ne Fokus” ne TvT.

U be e ditur nga ministri se fabrikat e produkteve të qumeshtit ne Shqiperi e importojne lenden e pare nga Maqedonia e Veriut dhe Polonia. Mesa duket ministri vazhdon me bemat, nderkohe qe ne keto dite shume fermere dhe blegtore jane shprehur se po kalojne dite me te veshtira se kurre me pare dhe kane kerkuar nga qeveria Rama që t’i mbeshtese.

Ministri u shpreh kështu: Po, nga Maqedonia e Veriut dhe nga Polonia e marrin. I bie më lirë. Ata kanë ekonomi shkalle, ferma të mëdha, i bie kosto më e lirë. Ne na bie kosto më e lartë dhe në këtë pikë me ndihmën e shtetit në bujqësi do të suportojmë blegtorinë dhe fermerët që t’u ulim kostot që të jetë sa më i thithshëm produkti, pra qumështi. Cilësia e qumështit shqiptar është shumë e mirë dhe produktet që dalin prej tij janë shumë cilësore. Ne kemi filluar eksportin e djathit në Amerikë dhe po bëhemi faktorë më çmimet. 80% e parave që jep buxheti u shkon fermerëve blegtorë.

Ironia qendron ne faktin, se personi pergjegjes per mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale te markes ”Made in Albania”, sic eshte ministri ne fjale i cili paguhet nga taksat e bujqeve dhe blegtoreve shqiptare, del ne nje televizion dhe paturpesisht “birbilos” duke i bere reklame qumeshtit te vendeve te tjera. Nese nuk ka turp, ose cipe ne faqe, po dinjitet kombetar a ka ky njeri?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu