Qeveria Rama nuk ka kompensuar humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë gjë që ka rënduar jo vetëm në xhepat e qytetarëve të thjeshtë por edhe tek pronarët e këtyre bizneseve të cilët po mbyllin aktivitetet.

Në një takim të organizuar me përfaqësues të këtij biznesi në qytetin e Memaliajt, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu, ka renditur arsyet përse qeveria Rama meriton të dënohet me votë më 25 prill.

Sipas zotit Shehu mbështetja ndaj biznesit ka munguar duke reflektuar kësisoj tek qytetarët dhe kryesisht tek të punësuarit në këto biznese që mezi arrijnë të mbijetojnë. Shpenzimet e kurimit nga virusi i rrezikshëm kanë shkatërruar ekonominë familjare edhe në Memaliaj ashtu si në cdo vend të Shqipërisë dhe deri më sot, qeveria as nuk ka kompensuar këtë deficit të madh të ekonomsë familjare-i’u është drejtuar tregtarëve të vegjël në Memaliaj zoti Shehu.

Nga ana e tyre tregtarët e vegjël kanë përcjellë shqetësimet që ata po përjetojnë dhe njëkohësisht kanë vënë theksin në përmirësimin e klimës së biznesit në Memaliaj. Ky qytet po përjeton eksodin më të madh në 30 vite si pasojë e mungesës së shpresës dhe papunësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu