Bashkia e Gjirokastres po operon ne terren ne shperndarjen e ndihmave ushqimore per familjet e varfera.
Kryetari i Bashkise Flamur Golemi ka organizuar grupet e patronazhimit të ngritura pranë institucionit qe ai drejton me qellim qe te gjenden në gatishmëri te plote ne te gjitha oret e dites dhe te nates. Fokusi i ndihmave ushqimore kane qene pensionistet të cilët nuk i kanë fëmijët afër, personat që marrin ndihmë sociale dhe te gjitha kategoritë e kategorizuara si te varfera.
Ditën e djeshme shpërndarja e pakove me ushqime ka qenë e përqendruar në Njësinë Administrative Cepo dhe Antigone ku shefi i kabinetit te kryebashkiakut Golemi, Nertil Nebiaj, ka qene ne terren duke organizuar dhe menaxhuar sherbimin e shperndarjes me rigorozitet te ndihmave ushqimore per te gjithe njerezit ne nevoje.
Kryebashkiaku Golemi per Jugulajm.net garanton se grupet do të vazhdojnë të jenë në terren për këdo që ka nevojë duke i’u ardhur ne ndihme gjithesecilit qe do te telefonoje edhe ne numrat e publikuara ne faqen e Bashkise Gjirokaster.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu