Pas protestes dy ditore te nje pjese te tregtareve rome qe ushtrojne aktivitetin e tyre ilegal ne te hyre te Gërhotit ne nje territor te papershtatshem, Jugulajm eshte interesuar ne Bashkine e Gjirokastres per pretendimet qe kane perfaqesues te ketij komuniteti per truallin e kthyer ne treg.

Ne nje prononcim per Jugulajm.net kreu i Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Vendor ne Bashkine e Gjirokastres Bexhet Baxhella, rendit me pika arsyet e refuzimit te Bashkise per te legjitimuar nje territor qe eshte teresisht i papershtatshem dhe larg funksionimit normal dhe permbushjes se kushteve elementare higjeno-sanitare.

Kreu i INUV, madje ka argumentuar me fakte dhe prova te pakundershtueshme edhe masat administrative ndaj perfaqesuesit te tregut rom ne Gerhot, i cili ka shkelur te gjithe elementet dhe madje duke e shnderruar nje territor qe eshte pyllesor ne nje hapesire per tregti. Bashkia e Gjirokastres sipas kreut te INUV Bexhet Baxhella, nderkohe eshte e predispozuar t’u ofroje nje hapesire qe permbush kerkesat dhe kushtet per nje sherbim te paster dhe korrekt ndaj qytetareve ne nje ambjent teresisht publik dhe jo privat sic pretendohet nga romët me nje tarife qeraje ditore mjaft simbolike dhe te perballueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu