Nje dite pas apelit te banoreve te pallatit 6 katesh ne lagjen “Punetori” per friken qe kane nga tronditjet e shpeshta ne kete zone, ka reaguar edhe Bashkia e Gjirokastres.

Kjo e fundit nga ana e vet sipas drejtorit te Puneve Publike Ilir Cumaku, ka hartuar projektin vitin e kaluar me vlerë 3.8 milionë lek për studimin masa inxhinierike për stabilizimin e rrëshqitjes së masës shtufore. Studio që e ka projektuar njihet si e specializuar në këtë drejtim ndërkohë që në mars të këtij viti, ky projekt u dorëzua në qeveri për të tërhëqur vlerën totale të investimit që shkon në kufijtë e 1 milionë eurove.

Deri më tani, ndonëse ka qenë prpjekt me profil emergjent, qeveria shqiptare, nuk ka lëvruar asnjë fond.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu