Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi debatet e ditëve të fundit për çështjen e sistemit zgjedhor.

“Cilido sistemi të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi,” tha Basha.

Sipas tij, “alibia se fajin e ka sistemi, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës që të gjithë jemi njësoj”.

 

“Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar kam qenë dhe mbetem i hapur për të diskutuar, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, bashkë me qytetarët shqiptarë, sistemin zgjedhor që duhet të aplikohet në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.

 

Nisur nga praktika e keqe e 7 viteve të fundit, unë besoj se cilido sistem zgjedhor do të dështonte të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe llogaridhënies nëse nuk sigurojmë dot shkëputjen e politikës nga krimi, blerjen e votave me paratë e pista, dhe ndëshkimin nga drejtësia e pavarur të krimeve elektorale.

Pa garantuar këto standarde minimale, fshehja pas alibisë që “fajin e ka sistemi”, është thjesht një shtojcë në propogandën e Ramës, që ne jemi të gjithe njësoj dhe që faji është gjithmonë diku tjetër, kur në fakt është ai që kandidoi persona me rekorde kriminale dhe u kap në përgjime duke blerë votat me krimin,” tha Basha.

Sipas Bashës, “agjenda e Edi Ramës është pushteti personal”, por opozitarët janë “të gatshëm” që t’i japin “këtë vit, një orë e më parë, zgjidhje krizës politike”.

LIVE – Komunikim me gazetarët

LIVE – Nëse nuk luftojmë çdo ditë për lirinë dhe demokracinë, ato rrezikojnë të zhduken.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 8. Januar 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu