Blegtorët që nuk kanë orjentimin politik të pushtetit rilindas, i’u mohohet subvencionimi nga ana e shtetit.

Shembulli konkret është ai i bariut Thimjo Llogo nga Odria. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu ka marrë kontakt me bariun i cili në tetë vite nuk ka përfituar asnjë subvencionim ndonëse ka aplikuar shumë herë.

Në një bisedë me zoti Shehu, bariu Llogo spegon me fakte sesi pushteti vendor në Gjirokastër jo vetëm që nuk e ka përkrahur për tokën kullosore, por madje i ka treguar rrugën vetëm për shkak të bindjes politike. Ndërsa zoti Shehu i ka quajtur antiligjore veprimet e ndërmarra nga pushteti vendor i cili njerezit i shikon në kënvështrimin politik, garantoi se cdo veprim arbitrar do të ndëshkohet.

Njëkohësisht zoti Shehu informoi bariun nga Odria se në programin e saj PD do të realizojë certifikimin e produkteve blegtorale që do t’i hapin rrugë eksporteve të tyre.

Vec kësaj në Universitetin e Gjirokastrës do të kërkohet celja e degës së teknologjisë ushqimore si domosdoshmëri që e kërkon zona për shkak të potencialeve prodhuese blegtorale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu