Banorët e Këlcyrës ankohen për mungeën e ujit dhe cilësinë e punimeve që është ndërmarrë për ndërtimin e rrjetit të ri të brendshëm të ujësjellësit të qytetit. Shumë qytetarë të revoltuar, janë përplasur në qendër të qytetit me drejtorin e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Elidon Beqirin ku i kanë kërkuar spegime për cilësinë shumë të dobët të punimeve që ka ndërmarrë firma “Besi” që bëri të mundur zbatimin e investimit në terren.

Qytetarët përvecse ankohen për mungesën e ujit gjatë ditëve të fundit, shtrojnë një problem shumë të mprehtë për xhepat e tyre. Atyre u duhet të paguajnë shuma të konsiderueshme të hollash për të siguruar ujin nga linja e re. Distanca për të sjellë ujin në banesat e tyre, i kapërcen në disa raste 60 metra dhe një pensionisti i duhet të lërë peng pensionin 2 mujor për të sjellë në banesë ujin përmes linjës së re.

Vec kësaj, materiali i përdorur për përcjelljen e ujit të pijshëm, është plastik i njëjtë që përdoret për vaditjet në bujqësi dhe tërësisht i ndaluar për konsum-shprehen të revoltuar banorët. Krahas kësaj punimet në terren kanë dhënë efektet e para. Sot tubacioni kryesor që furnizon qytetin, ka pësuar avari të rëndë për shkak të përbërjes së tij prej plastike.

Jugulajm.net ka kërkuar prononcim nga kryetari i Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni mirëpo nuk ndodhej në zyrë madje as telefonatave nuk i është përgjigjur. Ndërkohë që drejtori i Ujësjellësit Elidon Beqiri shprehet se projekti parashikon që linja e tubacionit të vijë tek kufiri i pronësisë së objektit të konsumatorit e më pas vetë ky i fundit do të blejë tubot dhe sahatin si dhe punën e punëtorëve që do të hapin kanalin dhe montojnë linjën ujëpërcjellëse.

Kjo është e shkruar në kontratë pohon Beqiri. Sipas informacioneve, vlera e projektit është gati 100 milionë lek të rinj dhe pretendohet që brenda këtij viti këlcyriotët të furnizohen 24 orë ujë pa ndërprerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu