Plani i Mobilitetit dhe Hartimi i Detajuar i Investimeve të Projekteve për Zhvillimin e Integruar Urban të Gjirokatrës, ishin ne fokus te degjeses publike e cila u ogranizua ne Gjirokaster nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokastër, projekt ky qe financohet nga financuar Banka Botërore.
Astrit Alikaj eshte shprehur se ky plan ka per qellim ruajtjen e vlerave historike te Gjirokastres pjese trashegimise boterore, si dhe njeherazi promovimin e saj nepermjet zhvillimit te turizmit kulturor.
Pjese e kesaj degjese publike ishin drejtues se pushtetit vendor si dhe anetare te shoqerise civile te cilet kane shkembyer mendime mbi kete projekt, per te cilin kryetari i bashkise Flamur Golemi tha se degjesa publike i sherben komunitetit ne radhe te pare i cili duhet te njihet per veprat e ardhshme investuese.
Ky projekt qe financohet nga BB eshte pjese e projektit per zhvillimin e integruar urban dhe tursitk i cili filloi ne vitin 2016 nga qeveria shqiptare me mbeshtetjen e BB per te financuar projekte infrastukturore ne qendrat urbane te Gjirokastres, Sarandes, Beratit dhe Permetit. Ne Gjirokaster ky projekt pritet te zbatohet ne zonen e mbrojtur te saj dhe qendren historike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu