Arrestohet një vrasës me pagesë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas informacioneve nga policia, 41-vjeçari Dod Gjikolaj ishte i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Pasi është bërë lokalizimi i tij në Gjirokastër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi. Dod Gjikolaj është dënuar nga Gjykata e Gjakovës me 6 korrik të vitit 2020, e cila ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të 41 vjeçarit për veprat penale vrasje dhe armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”.

Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv.

41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e prsonave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kalaja”.

Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu