Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Për arrestimin e sotëm të Redjan Rrajës, i aferm i deputetit sociaist Rrahman Raja-s, ai është shprehur se kjo tregon se është një luftë e pastër mes bandash në pushtet.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të PS, të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon se kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme, që do iu kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament e qeveri njerëz që meritojnë të udhëheqin dëshirat e tyre për ndryshim. Në funksion të kësaj është edhe turi që sapo ka nisur, një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave e të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe të zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojnë një qeveri dhe parlament që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon dhe arrestimi i sotëm”, tha Basha.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu