Armelda Ago ka ardhur nga Saranda për të ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Është studente në vitin e parë për infermieri të përgjithshme.

Ka qenë një dëshirë e saj që në fëmijëri për t’u bërë pjesë e bluzave të bardha. Megjithatë, ky pasion i saj duket se ka filluar të zbehet që në bankat e shkollës.