Ishin këto duartrokitjet mëse të merituara me të cilat publiku gjirokastrit vlerësoi interpretimin e aktorit Arben Derhemi i cili ishte në Gjirokastër me monodramën “Johan Padan” dhe Amerikat.

Kjo vepër e nobelistit të njohur italian Dario Fo erdhi për herë të parë në Gjirokastwr pas një turi të gjatë në mbarë trevat shqiptare. Historia e personazhit të kësaj vepre ndërthuri më së miri historitë e saj ndërsa e veçanta ishte dhe interpretimi në 8 dialekte të ndryshëm që së bashku me mesazhin aq human dhe të rëndësishëm për shoqërinë tone, erdhi tek publiku në formën më të mirë ndërsa mesazhi i saj sipas Derhemit u kuptua nga të gjithë artdashësit.

Kjo vepër vjen me regji të Milto Kutalit,i cili është shprehur se u impresionua nga artdashësit gjirokastritë ku nuk e kanë kursyer mbështetjen.

Kjo shfaqe u vendos ne skenwn e Teatrit “Zihni Sako” vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit teatror mbarëshqiptar “Kadri Roshi” që u oraganizua nga Bashkia Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu