Kryebashkiaku i Gjirokastres Flamur Golemi ka apeluar tek organet ligjzbatuese kapjen dhe ndeshkimin e zjarrevenesve te cilet kane shkaktuar deme te konsiderueshme ne materiale pa anashkaluar edhe humbjen e jetes se nje banori te fshatit “Asim Zeneli”.

I gjendur mesditen e sotme ne terren ku gjenerojne zjarret ne zonen e Lunxherise dhe Antigonese, kryebashkiaku gjirokastrit ka qene shume i ashper me autoret e ketyre zjarreve qe kane shkaktuar jo pak deme ne kullota dhe druret frutore. Ne baze te bilancit te bere se fundi, zjarret ne 24 oret e fundit, shkaktuan djegijen e 700 ha pyje dhe kullote dhe 30 ha vreshtari vreshtari.

Ky dem vleresohet ne dhjetera milione leke dhe nje kosto shume e larte financiare per banoret e fshatrave Krinë, Asim Zeneli e Arshi Lengo.

Per zoti Golemi, Bashkia dhe agjencite qe varen nga ajo, jane ne terren 24/24 ore per te kthyer situaten ne normalitet te plote dhe sigurimin e jetes dhe prones per banoret e zonave te prekura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu