AMKS Bashkia Gjirokaster, ka qene organizatore e nje spektakli feminor me protagoniste nxenesit e shkolles 9 vjecare “Koto Hoxhi”. Ky manifestim ishte dedikuar dites boterore te te drejtave te njeriut e cila festohet ne 20 nentor.

Ne kete event nxenesit e kesaj shkolle demonstruan deshiren duke percjelle mesazhin  qe dhe ata te kene te drejta te barabarta si pjesa tjeter e shoqerise nepermjet larmishmerise se aktiviteteve dhe personazheve qe ata promovuan. Ne nje prononcim zv.drejtoresha e shkolles Lura Metaj vuri ne pah rendesine e kteij aktiviteti shume domethenes per femijet, prinderit dhe stafin arsimtar.

Data 20 nëntor është shënuar ne kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në 20 Nëntor 1989. Data 20 nëntor, përkon me ditën e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989. Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur.

Gjithashtu të drejtat për të patur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu