Zona muzeale ne Gjirokaster, eshte mjaft e ekspozuar karshi termeteve apo dhe lekundjeve te tjera tektonike nese do te kete te tilla ne Gjirokaster.

Ndertimet pa leje ne të kryera pa kriter inxhinierik, pa zbatuar konsulencen gjeologjike dhe zbatuar pikat e saj, perbejne kercenim serioz per egzistencen e tyre. Specialisti gjeolog i dale ne pension Cano Nora, ka vene alarmin per kete problem gjate nje takimi te thirrur nga prefekti i Qarkut Gjirokaster Astrit Aliaj, me specialiste te fushes se ndertimit.

Sipas zotit Nora, duhet te operohet ne terren per identifikimin e atyre objekteve qe kercenohen te shemben vetem me nje ere te forte e jo me nje termet. Rrjedhimisht sipas Nores, identifikimi i ketyre objekteve ne terren eshte imediat dhe vec kesaj te rrethohen dhe dallohen permes tabelave qe jane ne rrezik shembjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu