Periudha e fundit 6 mujore, ka ulur ndjeshëm numrin e depistimeve tek gratë në repartin e mamografisë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Kjo për pasojë të pandemisë e cila në fakt ka reflektuar në numrin shumë të ulët të kontrolleve për kancerin e gjirit.

Megjithatë nëse do t’i referohemi shifrave, vetëm për këtë muaj, kanë kryer kontrolle gati 32 gra ndërsa vërehet një tendencë e ulët e depistimeve pasi frika nga prekja prej COVID-19 është e madhe dhe vec kësaj, ka munguar sensibilizimi. Në raport me vitet e kaluara, numri është shumë i paktë. Kësisoj shihet një tendencë e rritjes së rasteve me kancer të gjirit në të gjithë rajonin e Gjirokastrës-shprehet Jugulajm.net mjeku imazherist Ermir Mahilaj. Sipas tij është shumë e domosdoshme që të ketë një sensibilizim akoma më të madh për këtë sëmundje e cila po njeh rritje cdo vit dhe njëkohësisht kontrolle periodike nga vetë gratë që kanë mbushur moshën 30 vjec.

Në Qarkun e Gjirokastrës, si pasojë e kancerit të gjirit, në pesë vitet e fundit kanë humbur jetën 120 gra por ky numër presupozohet të jetë më i lartë po të merret parasysh se shumë prej grave nuk janë depistuar në spitalin e Gjirokastrës, por në kryeqytet apo dhe në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu