Ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, nga Gjirokastra ka akuzuar direkt organet vendore dhe qendrore per numrin e madh te te prekurve me Coronavirus ne 2 javet e fundit.

Ne nje prononcim per mediat, zoti Shehu i eshte rikthyer edhe nje here Retro-Rilindjes qe shkaktoi rritje marramendese te personave te prekur me virusin e rrezikshem disa dite pas saj. I shoqeruar nga kreu vendor demokrat Dasho Aliko, zoti Shehu ka avancuar edhe me tej duke i kerkuar publikisht organeve ligjzbatuese, hetimin e organizatoreve te eventeve te zhvilluara ne Gjirokaster javet e fundit te cilat kane qene teresisht me motive propagandistike duke u shnderruar ne bomba pandemike qe po infektojne gjithe Gjirokastren dhe zonen perreth.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu