Nje operacion i befasishem eshte organizuar ne Lazarat i koduar me emrin “Sopoti”, i ndermarre nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, ka sjelle arrestimin e nje personi.

Burime zyrtare kane konfirmuar per Jugulajm.net se te arrestuarit nga Lazarati i jane sekuestruar armë, municione dhe lëndë narkotike.

Aksioni eshte ndermarre mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se në lagjen “Përroi Selime” ne Lazarat shtetasi Sh. B, 54 vjeç dispononte armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e SH. B, në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri model “56”, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg Cannabis në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lazarat, Gjirokastër.Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti".Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike.Vihet në pranga autori.Strukturat e DVP Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen "Përroi Selime", Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sopoti".Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 19. August 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu