Agjensia e Sigurimit te Cilesise ne arsimin e larte, e ka akredituar Universitetin e Gjirokastres “Eqrem Cabej” per kater vite te tjere duke e shtuar me nje vit nga hera e kaluar.
Nderkohe jane ne pritje per t’u akredituar edhe 12 programe studimi kryesisht Bachelor qe ofron ky universitet. Rritja e cilesise se universitetit eshte nje proces ne vazhdim qe synon afrimin e sa me shume studenteve ne kete institucion te dijes ne nje kohe ku frekuentimi nga ana e tyre eshte i ulet.
Sipas rektorit te universitetit Bektash Mema afrimi i sa me shume studenteve eshte nje sfide per të dhe stafin, ndersa bashkepunimi me universitetin e Janines dhe te tjere, do t’iu ofroje me shume mundesi ketyre te fundit duke e kthyer universitetin ne nivelet e dikurshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu