Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të sot vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka.

Procesi i vetingut për prokurorin Çafka u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brundilda Bekteshin dhe anëtar Roland Ilian.

Çafka e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Sarandës në vitin 2008.

Në vitin 2013 ai është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku aktualisht është komanduar në funksionin e drejtuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu