Nga Elton Qyno

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të përjashtojë dy komisionerë nga trupa gjykuese që ka marë në shqyrtim seancën dëgjimore ndaj subjektit të rivlerësimit, Andri Ymeri.

Vendimi i mare te marten ne datwn 14 qershor, nga një komision brenda KPK-së, i cili e konsideroi të drejtë kërkesën e avokatit të Ymerit, Arben Llangozi, të depozituar në seancën e mëparshme për përjashtimin e dy anëtarëve të komisionit, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Të hënën e javës së kaluar, Llangozi pretendoi dhe ngriti shqetësimin e tij, se dy komisionerët Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, janë në kushtet e papërshtatshmërisë për të qënë pjesë e kolegjit gjykues, në procesin e rivlerësimit të subjektit, Andri Ymeri.
Kjo pasi sipas tij, komisionerja Etleda Çiftja rezulton të jetë marë e pandehur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Deklarimit të rremë të pasurisë”.

“…dhe nisur nga statusi i saj juridik dhe të qënurit e pandehur, nuk duhet të jetë qoftë ligjërisht por dhe moralisht në gjykimin e klientit të tij, që ushtron funksionin e gjyqtarit në rrethin e Shkodrës…”-argumentoi Llangozi para KPK-së.

Për shkak të kësaj gjetje nga avokatët mbrojtës, në datën 14 qershor (E martë), KPK vendosi të pranojë kërkesën,duke vendosur të përjashtojë Etleda Çiften nga procesi i gjykimit të gjyqtarit Ymeri. Zëvendësim i i kësaj komisionereje, mësohet se është bërë me anëtaren tjetër të këtij institucioni, Firdez Shuli.

Ndërsa po ditën e Martë, (14 qershor) KPK-ë vendosi të përjashtojë nga gjykimi i subjektit Andri Ymeri dhe komisionerin, Roland Ilia. Zëvendësimi i Ilias në këtë çështje, është kryer nga komisionerja, Genta Bungo.

Përjashtimi i Ilias, erdhi pasi avokati Llangozi, vuri në dukje se Ilia, ka konflikt interesi në gjykimin administrative të kësaj çështje. Pasi klienti i tij Andri Ymeri, gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit në Shkodër, ka marë vendime për vënien në përgjim dhe vëzhgim policor, të Ilias, kur ky i fundit hetohej nga prokuroria e Shkodrës për akuzën e korrupsionit pasiv.

Në periudhën e hetimit të nisur nga prokuroria, Roland Ilia, ka qënë pedagog në Universitetin e Shkodrës dhe njëherësh subjekt hetimor i proçedimit penal të prokurorisë, pasi dyshohej se merte para për kalimin e studentëve në provime.
Gjithashtu Ilia në periudhën kur ka ushtruar dhe profesionin e avokatit në Shkodër, ka zhvilluar gjykime me gjyqtarin Andri Ymeri.

Tashmë nuk ka një datë se kur mund të rifillojë procesi i dëgjimit të subjektit Andri Ymeri në KPK, por kjo situata tashmë duhet të vendoset nga trupa e re, që tashmë përbëhet nga Pamela Qirko, Firdez Shuli dhe Genta Bungo.