Nga Prof. DR. Tritan Shehu

Keqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonjë “sigle”, vule, a dicka tjetër të pa miratuar nga Kuvendi 11 Dhjetorit, do të ishte një shtremberim i realitetit, për tu bërë “paterice” e Ramës e “vrasës” i pluralizmit edhe në këto zgjedhje, duke u vendosur kështu në një front me atë përballë opozitës.

Dhe në fakt historia e të tilla veprimeve “vdekje prurëse” për demokracinë prej Bashës shfaqet me:

1-Cadren e vitit 2017, për të vazhduar më atë “Qeveri” në pamje pa formë, të “përbashket”, por në të vërtetë të komanduar vetëm nga Rama.

2-Me vendimin e tij për “djegjen” e mandateve në vitin 2019, duke i dorëzuar Ramës të gjithë pushtetin Legjislativ, mundësinë për të vënë dorë pa kufi mbi Kushtetuten, Kodet, Ligjet dhe institucionet.

3-Me dorëzimin si pasojë Ramës edhe të të gjithë Pushtetit vendor, elementë këto që shveshen PD nga cdo proces vendimarres e institucional, rënduan opozitarizmin, na izoluan prej partnerëve ndërkombëtarë.

4-Me atë maskaradë protestash dhe tërheqjesh prej tyre në muajt në vazhdim, me atë komedi e keq përdorim të luajtur mbi demokratët nga Basha.

5-Me atë “tryezë” kapitullante të Qershorit për “Reformën zgjedhore”, mbas përbetimeve patetike të Bashës për të sakrifikuar dhe “trupin” e tij, që përfundoi me ndryshimet karikaturiale të Kodit Zgjedhor nga ai Kuvend i lënë pa opozitë.

LEXO EDHE:  “I riu u dhunua brenda komisariatit”/ Policia e Bulqizës sqaron ngjarjen e denoncuar nga PD

6-Me shpërberjen prej Z. Basha të frontit opozitar, front ky i domosdoshëm për betejat politike.

7-Me vendimin jashtë statuor e rrënues të Z.Basha ndaj Z.Berisha, vendim që e ridimensiononte në mënyre katastrofale PD e opozitën.

8-Me komedinë e tij të 18 Dhjetorit në Pallatin e Kongreseve ku në 1900 karrike ishin ulur mbi 5000 njerëz, ndërsa mbi 44 mijë demokratë i ratifikuan shkarkimin.

9-Me mbylljen më tej edhe të Selisë së PD duke filluar që për simpatizantet e saj e deri te deputetet, për ta kthyer atë në bunker të deputetit Basha, si dikur KQ i PPSh.

10-Me vazhdimin me skenarë stalinistë përçares, përjashtues, që vetëm zvogëlojnë PD, duke i humbur asaj forcen opozitare, për ta kthyer në një karrike të deputetit Basha, të mbrojtur nga Rama, si dikur Ramizi mbronte bustet e Enverit.

Tani për të gjithë është e qartë se në betejen e vertetë politike me 6 Mars ky regjim do te kete perballe PD e opoziten reale te ringritur muajt e fundit, te vendosur per ta permbysur, te rivendosur ne nje front.

Pa asnje dyshim cdo demokrat, opozitar mund e duhet të bëhet pjesë e kësaj përballjeje.

Edhe si kandidat qoftë, nëpërmejt primareve demokratike e të lira për cilindo që dëshiron.