Qeveria ka vendosur sot të shpërblejë të gjithë pensionistët në vend me rastin e festave të fundvitit. Nga vendimi përfitojnë 663 mijë pensionistë.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Financave dhe Ekonomise, Anila Denaj, gjatë nje konference per shtyp, duke thënë se qeveria e mbajti premtimin pavarësisht gjendjes së vështirë shkaktuar edhe për shkak të emergjencës pas tërmetit.

“Këshilli i Ministrave vendosi sot akordojë bonusin 3 mije lekë për secilin pensionist dhe gjithë ata që trajtohen me fonde në këtë kategori”– tha ministrja.

Sipas saj, edhe pse ishte një vit jo i lehtë, duke i shtuar pasojat e tragjedisë së tërmetit, qeveria miratoi bonuesin, nga i cili do të përfitojnë pensionistët në vend, përfshirë ata me pensione invaliditeti, pensione familjarë, apo ata që marrin trajtime të veçanta financiare si ish-minatorët apo ish-ushtarakë në pension të parakohshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu