Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin, në bazë të të cilit njohu Komitetin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike.

Gjyqtari Agron Zhukri ka kryer një seri verifikimesh, mbi legjitimitetin e kërkesës së Rithemelimit, cilësisë së anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përputhshmërinë e Statutit të miratuar nga anëtarësia në 11 Dhjetor 2021 me normat ligjore.

Në konkluzion, gjykata ka arritur në konkluzionin se kërkesa e Komitetit të Rithemelimit është në përputhje të plotë me ligjin dhe për këtë arsye ajo duhet pranuar.

Gjykata rithekson se nuk ka rol aktiv në emërimin, ndryshimet apo shkarkimet e organeve drejtuese të partive politike, pasi kjo gjë u takon vetë strukturave të organizatave.

Gjykata ushtron vetëm kontrollin formal të ligjshmërisë së ndryshimeve statutore dhe verifikimin e kërkesave të ligjit.

Në rastin e kërkesës së Komitetit të Rithemelimit, gjykata ka konstatuar se mbledhja e Kuvendit Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021 është kryer në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike që ishte në fuqi në atë kohë.

Gjykata ka kryer verifikime të thelluara mbi regjistrimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

Në bazë të dokumentacionit të konsultuar, ka arritur në përfundimin se numri i tyre tejkalonte minimumin e kërkuar nga Statuti për të thirrur Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit.

Pasi ka konstatuar legjitimitetin e Mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, gjykata më pas ka analizuar vendimet e tjera të marrë në 11 Dhjetor 2021, duke nisur nga ndryshimet statutore të Partisë Demokratike.

Ndryshimet e Statutit të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit janë konstatuar gjithashtu të rregullta dhe, në këtë mënyrë, edhe të gjitha ndryshimet pasuese të mbështetur në Statutin e ndryshuar, janë vlerësuar konform ligjit.

Në 11 Dhjetor të vitit të kaluar, anëtarësia e Partisë Demokratike thirri Kuvendin Kombëtar. Sipas statutit, mbledhja thirrej nga së paku një e katërta e delegatëve ose rreth 1912 të tillë.

Thirrja e mbledhjes u nënshkrua nga një numër shumë më i lartë, rreth 4200 delegatë, ndërkohë që në punimet e Kuvendit Kombëtar rezulton se kanë marrë pjesë 4935, siç konstatoi edhe gjykata.

Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit parashikon se Partia Demokratike drejtohet përkohësisht nga Komiteti i Rithemelimit, deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të forcës politike.

Po ashtu, Kuvendi Kombëtar miratoi shkarkimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Po ashtu, delegatët miratuan edhe disa ndryshime të rëndësishme statutore.

Të gjithë vendimet e Kuvendit Kombëtar, të cilat sipas ligjit për Partitë Politike hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit, tashmë kanë marrë fuqi ligjore me vendim gjyqësor.

ImageImageImageImage

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu