Pas vdekjes tragjike te dites se djeshme te nenes 20 vjecare ne Maternitetin e Spitalit Rajonal te Gjirokastres, jane vene ne levizje organet e Prokurorise se Gjirokastres.

Keshtu, dje ne mbremje oficeret e Policise Gjyqesore Gjirokaster, kane marre deshmite e kunatit, vjehrrit, vjehrres dhe bashkeshortit te 20 vjecares, ku kane deshmuar per ate cfare kane pare para vdekjes se të ndjerës.

Njekohesisht kane dhene deshmi edhe tre mjeket qe kane asistuar ne operacion si dhe kater infermiere qe kane qene asistuese ne operacion dhe vezhguese pas operacionit.

Deri me tani Prokuroria e Gjirokastres nuk ka ngritur asnje akuze derisa pritet pergjigja shkencore e autopsise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu