Bordi i Transparencës është mbleedhur sot për të rishikuar çmimin e karburanteve.

Bordi ka venddosur që çmimi i naftës të ulet me 1 lekë, nga 221 lekë që ishte në 2020. Benzina do të tregtohet 8 lekë më pak, me 199 lekë/litri nga 207 lekë nga vendimi i datës 2 gusht.

Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 94 dollarë për fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi.

Edhe pse ka pasur një ulje të tillë në bursë, Bordi ka vendosur që çmimii naftës të ulet vetëm me 1 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu