Vazhdon misteri i zhdukjes së 19-vjeçares Artemis, gjurmët e të citës u zhdukën në mënyrë të mistershme më 16 tetor në Koropi, Greqi.

Rasti i një kufome femër të gjetur në në një valixhe, e cila përfundimisht rezultoi se i përkiste një gruaje 38-vjeçare kineze, e kishte alarmuar familjen e 19-vjeçares, që u frikësua se mos trupi i pajetë i gruas mund të ishte i së bijës, Artemisës, që për fat të mirë nuk u konfirmua.

Anastasios Dougas, avokati i familjes, tregon për protothema.gr se ka informacione kontradiktore se vajza 19-vjeçare po mbahet kundër vullnetit të saj nga dy burra dhe spekulon se që kur çështja është bërë aq e madhe sa njerëzit janë në dijeni të çështjes, nuk përjashton mundësinë që këta burra të kenë bërë ndryshime të rëndësishme në pamjen e saj.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të jenë bërë disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, flokët mund t’i jenë prerë, mund të ketë patur paruke, nuk e di.

Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë edhe në mënyrë anonime,” tha z. Dougas.

Familja e saj, në ditët e mëparshme, jetoi momente makthi derisa u konstatua se trupi i gruas që u gjet në një valixhe në Vilia i përket një personi tjetër.

Shpresat e tyre se fëmija i tyre do të kthehet në shtëpi janë rritur përsëri dhe familja apelon tek kushdo që di gjënë më të vogël, qoftë edhe në mënyrë anonime, të bëjë një telefonatë tek autoritetet ose ta deklarojë atë.

Autoritetet e policisë po kontrollojnë tërësisht çdo provë që vjen dhe shpresojnë që misteri i zhdukjes të zgjidhet së shpejti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu