Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka deklaruar se do të përfshihet një lënde e re mësimore në shkolla, e cila do të futet në fuqi që në klasë të parë.

Bëhet fjalë për kodimin.

”Perla” e radhës e ministres e cila nuk i ka të pakëta këto të fundit, u tha ditën e djeshme në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.

Pas ndjesës për diellin e tepërt ministrja po bëhet virale me ‘shpikjen’ e radhës. Tashmë të vegjëlit, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës, që me frikë përballen me jetën sociale dhe me mësimet nga fusha të ndryshme, do të përballen dhe me fushën e IT.

Muzhaqi, tha se kodimi do të përfshihet si lëndë shkollore që në klasë të parë e se kjo politikë do i ofronte fëmijëve një të ardhme të sigurt.

“Orientimi në shkenca do u ofrojë të rinjve një të ardhme më të sigurt. Politikat në këtë fushë janë dy. E para është përfshirja e kodimit që në klasë të parë dhe e dyta që lidhet me ofrimin e bursave për të rinjtë. Fillimin e vitit të ri shkollor 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë do pajisen me laboratorë teknologjikë të rinj. Fëmijët e klasës së parë do mësojnë kurrikulën e kodimit. Këta fëmijë bashkë me ata që ndjekin kodimin si lëndë ekstra kurrikulare do jenë ata që do hapin rrugën për Shqipërinë e teknologjisë për të konkurruar në mënyrë të denjë me bashkëmoshatarët europianë”, u shpreh Muzhaqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu