Cdo ndeshje ka filluar te jete makth per gjirokastritet e Luftetarit. E tille ishte edhe ndeshja e sotme me kryeqytetasit e Tiranes, qe drejtoheshin nga ishi i pankines gjirokastrite Julian Ahmataj. Koha tregoi se ish-presidenti Tavo kishte te drejte ne parashikimin e tij, se ”puci” i krijuar nga Ahmataj & Co do te perfundonte me kontrata te majme nga klubi i Tiranes per trajnerin Ahmataj dhe disa lojtare.

Pjesa e parë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për bardheblutë, pasi që në minutën e 25-të, bluzinjtë mbetën me 10 vetë, pas daljes me karton të kuq të Prikas për një prekje të topit me dorë brenda zone. Në penalltinë e fituar, ishte Batha që gaboi pasi humbi ekuilibrin, por gjithsesi, pak sekonda më pas ishte Torasa që tundi rrjetën duke e cuar rezultatin ne 0-1.

Ekipi i Tiranes administroi mirë dhe në minutën e 44-t, pas një aksioni të bukur, ishte Halili që shërbeu për Ngonë, dhe anglezi shtyu drejt rrjetës dhe 0-2. Edhe pjesa e dytë, pa miqtë dominues, edhe pse me më pak raste. Teksa Tirana administronte rezultatin, ata shfrytëzuan edhe një kundërsulm të shpejtë, teksa Hasani shënoi edhe të tretin, duke fiksuar rezultatin perfundimtar te ndeshjes ne 0-3.

Pas javes se 10 bluzinjte e Luftetarit vazhdojne te ”gozhdohen” ne vendin e parafunit te rednitjes te tabeles me 6 pike, ku javen e ardhshme do te ndeshen ne Tirane me te kuqte e Partizanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu