Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar sërish pas ndryshimeve të miratura nga Rilindja në Kodin Zgjedhor, duke hedhur poshtë Marrëveshjen e 5 Qershorit.
“Nenet që u ndryshuan në 5 qershor dhe u miratuan në 23 korrik u asgjësuan vetëm pas një jave në 30 korrik”, shkruan Vasili në një shënim në Fb.
Reagimi i plotë i Vasilit:
5 qershori u shkel, ja faktet!!
5 qershori u shkel dhunshëm dhe faktet flasin ulërasin.
Çdo alibi për Edi Ramën, që shkeli 5 qershorin është kundër popullit shqiptar.
Nenet që u ndryshuan në 5 qershor dhe u miratuan në 23 korrik u asgjësuan vetëm pas një jave në 30 korrik.
Vetëm një mashtrues si Edi Rama mund ta mohojë këtë, por faktet sërish ulërasin.
Alibitë për mashtruesin janë faj i rëndë.
Ja se si u ndryshuan me konsensus në 5 qershor nenet 67 dhe 164 të Kodit Zgjedhor, qe u zhbënë dje.