Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me reportazhin e prestigjiozes gjermane ZDF, mbi kontrollin e drogës që mafia shqiptare ka në Evropë.

Përmes një postimi në fb, Vasili shprehet se media gjermane i ka bërë një skaner pa filtra të vërtetës së qeverisë së kryeministrit Rama dhe pushtetit të tij mafioz.

Sipas numrit 2 të LSI, ZDF çorri të vërtetën e ekonomisë së Shqipërisë, ku 1 e treta e saj vjen nga droga me plotë 4.5 miliardë euro.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Televizioni shteteror gjerman ZDF e vulos:”Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës,1/3 e ekonomise eshte droga”‼️
Televizioni shteteror gjerman ZDF ka bere nje skaner te pameshirshem te se vertetes se Edi Rames dhe pushtetit te kalbur mafioz te tij.
Shqiperia eshte Kolumbia e Europes dhe nje e treta e ekonomise alla Rama eshte vetë droga me plot 4.5 miliarde euro❗️
Ja cfare thote ZDF dhe komentet jane teper:
🟥 ZDF çjerr demagogjine dhe tregon te verteten e ekonomise se Edi Rames dhe thote:
“Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto: 4.5 miliardë euro,”
🟥 ZDF ne me menyre asgjesuese pohon:
“Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, shteti i përket mafias”.Gazetarja dhe shkrimtarja Christiane Jaenicke thotë se mafia është shumë e fortë në vend, duke cituar një shprehje të Fatos Lubonjës:
🟥 ZDF i ve vulen kur thote se: “Mafia shqiptare është kudo,”.
🟥 ZDF ne menyre asgjesuese tregon se :”Pronat dhe vilat në zonat më të mira të Tiranës demonstrojnë suksesin ekonomik të mafiozëve shqiptarë,”.
🟥 ZDF ve vulen kur thote se :”Në Tiranë, ku pasaporta dhe identiteti blihen lehtësisht, një pjesë e politikës dhe policisë janë të korruptuar nga mafia. Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës, është etiketuar nga mediat si Kolumbia e Europës”.
🟥 ZDF tregon shume qarte se Shqipëria nën Edi Ramën njihet si Kolumbia e Europës. Rrjeti gjerman raporton se mafia shqiptare nuk merret vetëm me trafik droge, por edhe me pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie, etj.
🟥 ZDF tregon se :Pasi u rritën si trafikantët kryesorë të kanabisit në botë, klanet mafioze shqiptare tani po hyjnë në biznesin fitimprurës të kokainës në Amerikën e Jugut- me Gjermaninë si tregun e synuar prej tyre”, thuhet në reportazh
🟥 ZDF tregon se në fillim shqiptarët ishin partnerë të mafias italiane në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Europës, tani janë importues si dorë e parë për kokainën nga Ekuadori dhe Kolumbia.
🟥 ZDF tregon qarte panoramën e zymtë të ndikimit të drogës së shqiptarëve në qytetet e mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu dhe Frankfurti.
🟥 ZDF thote se mbjellja e kanabisit në vend, ka pushtuar edhe malet.
🟥 ZDF thote se pavarsisht sr Gjermania po bashkëpunon me autoritetet shqiptare ka pak besim brenda policisë shqiptare. “Cilët informacione janë të sigurta pyet gazetari i ZDF”.
🟥 ZDF thote se: “Kriminelët përfitojnë nga varfëria në vend dhe nga një shtet, që u ofron pak qytetarëve në krahasim me klanet mafioze”.
🟥 ZDF thote qarte se “Shteti është shumë i dobët dhe u ofron ndonjë perspektivë qytetarëve. Dy të tretat e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata e shohin të ardhmen jashtë vendit,”.