Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë përmes një postimi në fb, se për Presidentin e Republikës, Ilir Meta dëshmorët janë krenari, ndërsa për kryeministrin Edi Rama janë gjak i rremë.

Sipas Vasilit, Deshmoret e atdheut janë pasqyrë e pamëshirshme për portretin e pisët, pa moral, antiatdhe dhe pa parime të Ramës.

Ja postimi i Vasilit:

Per Meten deshmoret jane krenari, per atdheshitësin Rama jane gjak i rremë!!

Veneracioni patriotik atdhetar i Metes per deshmoret e atdheut ka nxjerre ne pah me qarte se kurre urrejtjen e vjeter histerike dhe te egër te Edi Rames per deshmoret!

Deshmoret e atdheut jane pa asnje dyshim nje pasqyre e pameshirshme per portretin e piset, pa moral, antiatdhe dhe pa parime te Edi Rames.

Prandaj per Edi Ramen gjaku i 28 mije deshmoreve ka qene “gjak i rreme” dhe nuk ka qene per te as shembull vetmohimi e sakrifice sublime dhe as model frymezimi i perjetshem.

Edi Rama ne 1992 ne Librin Refleksione pacipesisht shkruan per deshmoret :

“U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve.

Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin“.

Ndaj shqetesohet dhe renegati pa atdhe Edi Rama, nga patrioti atdhetar Ilir Meta, qe i vlereson shume lart deshmoret si krenari kombetare, si shembull, si pasqyre qe nxjerr ne shesh atdheshitesit e syfetit Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu