Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në vitin 2013, kohe kur PS ishtë ende në opozitë. Sipas tij, premtimet e bëra në atë kohë janë të njëjtat me zotimet që ka bërë publike këto ditë, 6 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetin social te fb, Vasili shprehet se kush beson sërish Ramën nuk respekton veten.

Ja postimi i Vasilit:

“Kur palaçua tallet me veten! Sot as 6 muaj para zgjedhjeve ky Rama leshon shashka mashtruese me gjasme rritje rrogash, gjasme nafte pa akcize fermereve etj etj mashtrime, qe nuk i beri per 8 vjet rresht. Shikoni çfare thoshte po ky syfet, kur ishte vete ne opozite ne 2013, per qeverine e asaj kohe. Kush e beson më kete palaço s’ka asnje respekt per veten.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu