Nenkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar ne mbeshtetje te naftetareve te Ballshit te cilet sot kane nisur nje greve urie pa afat deri ne plotesimin e kerkesave te tyre nga ana e qeverise shqiptare.

Permes nje shkrimi ne fb Vasili thekson, se qindra naftetareve u jane vjedhur pagat, u eshtë vjedhur  buka e gojes nga qeveria dhe oligarkët e saj.

Ja shkrimi i plote i Vasilit:

Naftetaret e Ballshit dhe maskarenjte e qeverise!
Qindra naftetareve, u jane vjedhur pagat, u eshte vjedhur buka e gojes nga qeveria dhe oligarket e saj.
Armo eshte shnderruar ne placke per vjedhje, per fushate dhe emerime elektorale.
Qindra naftetare jane mashtruar ne cdo fushate elektorale nga rilindja me premtime te pacipa.
Sot naftetaret jane pa buke dhe pa shprese sepse qeveria i braktisi ne mjerim ne mes te kater rrugeve, megjithese kane fituar ligjerisht te gjithe te drejtat e tua.
Qeveria dhe policia e rilindjes i godet dhunshem dhe egersisht naftetaret, qe i ka vjedhur diten per diell.
Maskarenjte e qeverise duhen ndeshkuar pa asnje hezitim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu