Nenkryetari i LSI-se Petrit Vasili, shprehet se debatet e fundit te nisura nga Edi Rama kane synim vetem shmangien e vemendjes nga situata e rende me pandemine e koronavirusit.

Permes nje shkrimi ne rrjetin social te fb-se, Vasili thekson, se: ”Shprehja Edi Ramës “kështu ndodh kudo” është alibi e krimit shtetëror dhe asgjë më shumë.”

Ja shkrimi i plote i Vasilit:

Edi Rama Korrupsion dhe debate artificiale, për të shmangur vemëndjen nga katastrofa shendetësore e COVID!
567 raste te reja vetëm sot dhe 8 humbje jete, katastrofë që s’ka të ndalur.

Edi Rama po vret njerezit me korrupsionin e tij të pandalshëm gjithfarësh dhe po ngop me para’ vehten dhe oligarkë e klientët.
Paratë e shqiptarëve mund të shumefishonin kapacitetet spitalore për të sëmurët me COVID.

Të sëmurëve me COVID u takon me ligj të gjithëve, që të marrin kujdes spitalor dhe jo të seleksionohen apo të rrijnë në makinat e autoambulancave.
Edi Rama në mes të katastrofës Shëndetësore provokon debate artificiale, për çështje të vdekura dhe pa asnjë lidhje, thjesht për shmangien e vemendjes nga katastrofa dhe zgjidhja e saj e munguar.

Këto debate artificiale të stisur nga Edi Rama duhen pështyrë e përbuzur me neveri ndërkohë, që shqiptarët humbin jetën perditë nga Covid.
Kjo që po ben Edi Rama është krim shtetëror.

Shprehja Edi Ramës “kështu ndodh kudo” është alibi e krimit shtetëror dhe asgjë më shumë.

Katastrofa e Pandemisë kerkon:

Organizim të hekurt dhe Financim të pakursyer.

Me paaftësinë e Edi Ramës vriten njerëz të thjeshtë, ndërsa me financimin e Edi Rames ngopen oligarkë e klientë gjithfarësh dhe viktima mbetet populli i thjeshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu