Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili rikthen në vëmendjen e publikut pjesë nga deklaratat dhe qëndrimet publike të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e kazinove në vend.

Teksa publikon me zë dhe figurë pamjet në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se Edi Rama ka miratuar dy Vendime Qeverie, që lejojnë rritjen e numrit të kazinove në vend dhe  lejojne aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës dhe në qytete të tjera

“Ja si mashtronte dje Edi Rama, qe sot hap bixhozin ne mes te Tiranes !(VIDEO).

Edi Rama ka miratuar dy Vendime Qeverie, që lejojnë rritjen e numrit të kazinove në vend dhe  lejojnë aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës dhe në qytete të tjera.

Shikojeni ne VIDEO SE ç’thoshte vite më parë hipokriti, mashtruesi dhe shpifësi pa shërim.

Besojini më po të doni këtij gënjeshtari!”, shprehet Petrit Vasili.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu