Ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka konstatuar një detaj turpërues për punonjësit e shëndetësisë që po kryejnë procesin e vaksinimit.
“Edhe djathi shitet me doreza, ndërsa vaksinimi sipas Ramës bëhet pa doreza! – tha Vasili duke treguar fotografinë e mëposhtme. – Edi Ramën vetë e vaksinojnë me doreza, ndërsa mjekët në Shkodër pa doreza. Edi Rama ka rëndësi, ndërsa mjekët nuk kanë asnjë rëndësi.
Edhe djathi shitet me doreza, ndërsa sipas Edi Ramës procedura mjekësore e vaksinimit të mjekëve mund të bëhet pa doreza. I mbytën njerëzit me mijëra gjoba për maskat dhe nga ana tjetër vaksinojnë pa doreza.
Ja shikoni se si vaksinohen Presidenti i SHBA, Biden; Zv.Presidentja Kamala Harris apo Anthony Fauci, një nga imunologët më të mëdhenj në botë.”




