Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Greqisë Dendias, se ka arritur një marrëveshje politike me Shqipërinë për detin.

Në postimin e tij në Facebook, Vasali ka kërkuar transparencë në lidhje me marrëveshjen për detin dhe pse fshihet ajo nga Rama?

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Cila eshte mareveshja politike me Greqine per detin dhe pse fshihet ajo nga Rama???

Ministri Jashtem i Greqise Dendias deklaroi dje ne nje interviste dhene nje radioje greke se :

“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që nga Tetori i kaluar”.

Nga kjo deklarate shume rendesishme e Z.Dendias lindin disa pyetje, te cilave Edi Rama ka detyrimin t’u pergjigjet:

1. Cila eshte kjo marreveshje?

2. Cila eshte permbajtja e marreveshjes?

3. Perse nuk eshte bere publike kjo marreveshje, per tu njohur nga te gjithe shqiptaret, sepse kufijte e Shqiperise nuk jane prone e Edi Rames?

4. Cfare e ka penguar qeverine qe ta beje publike nje marreveshje kaq te rendesishme?

5. Perveç Edi Rames dhe qeverise a ka pasur perfshirje te institucioneve te tjera kushtetuese dhe ne se po, cili ka qene roli dhe kontributi i tyre ne kete marreveshje ?

6. Po perfaqesuesve te shoqerise civile, historianeve, eksperteve te kufijve detare, juristeve te shquar te se drejtes nderkombetare, historianeve etj a ju eshte kerkuar mendim per kete marreveshje?

7. Po grupi negociator i ngritur per hartimin e marreveshjes se detit me Greqine çfare roli ka pasur?

8. Kur, ku dhe Kush e ka firmosur kete marreveshje?

9. Kush e ka miratuar marreveshjen?

10. Ku eshte e depozituar kjo marreveshje kaq e rendesishme ?

Pergjigja dhe trasparenca e plote e shterruese eshte detyrim, te cilin Edi Rama nuk e shmag dot, sepse eshte fjala per kufirin detar te Shqiperise dhe jo per kufirin detar te qeverise!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu