Nga Tritan Shehu – ish minister i jashtem

Greqia me gjithe perballjen me ate vale refugjatesh, qe e ka kthyer ne barieren e pare ne mbrojtje te kufijeve te Europes, eshte nje vend demokratik e i konsoliduar, per t’i bere balle ketij problemi te madh.
Pa dyshim ne keto momente ajo nuk duhet lene vetem, duke u rethuar me nje mbeshtetje konkrete e deri ne nje solidaritet te plote.
Por rreziku me i madh na kercenon ne per disa aresye:
1–Boshatisja e qellimeshme e Shqiperise nga Rilindja ka krijuar nje vakum shume te rrezikeshem, keq dashes e anti shqipatar ketu, te inspiruar nga ata qe duan ta shohin vendin tone larg Perendimit, i realizur nga kjo qeverisje.
2–Perpjekjet tashme aktive qe po behen prej “Tiranes” per t’i joshur ata refugjate per tu drejtuar drejt Shqiperise, jane te lidhura edhe me interesa te grupeve kriminale te trafikut njerrezor drejt Italise, ne bashkepunim keto me institucionet tona, njelloj sic ndodhi ne trafiqet deri me 2005-en, gjate kanabizimit te vendit, si po ndodh prej muajsh ne forme “prove”.
3–Perpjekjet e kesaj Qeverie per te fshehur keto qellime ogurzeza mbas gjoja gadishmerise ne ndihme te Europes, jane vecse nje “gjethe fiku”, qe kerkohet t’i vihet te vertetes, nje “makijazh” mbi realitetin tone.
4–Terheqja e refugjateve drejt Shqiperise, sic po kerkon t’i joshe kjo Qeveri, do te thote t’i devijosh ata nga shtegtimi natyral i tyre per ne Europen Veriore, per t’i drejtuar drejt Italise e perdorur si placke e trafikanteve te Adriatikut dhe te bashkepuntoreve te tyre.

Fotografia e Tritan Shehu

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu