Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se duke filluar nga sot të gjithë personat mbi 18-vjeç e lart mund të paraqiten për të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Deri më tani doza e tretë është aplikuar vetëm për personat mbi 60-vjeç e lart dhe grupet e riskut, por duke parë situatën epidemiologjike dhe numrin e të infektuarve tani duhet edhe doza e tretë.

Çdo qytetar mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës përforcuese të vaksinës kundë COVID-19 nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë.

Mësohet se kryeministri Edi Rama do të marrë sot dozën e tretë të vaksinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu