Drejtuesi politik i LSI-se per Qarkun Gjirokaster, Vangjel Tavo, ka reaguar pas dergimit nga qeveria te 78 vaksinave anticovid ne Gjirokaster.

Ne nje shkrim ne fb ish ministri i shendetesise Tavo, e ka konsideruar si papergjegjshmeri dhe tallje me banoret e Gjirokastres dergimin e vaksinave, qe jane te vlefshme vetem per 39 persona.

Ja reagimi i plote i Tavos:

Qeveria e papërgjegjshme e “Rilindjes” fyen inteligjencën e banorëve të Gjirokastrës.
78 vaksina për Gjirokastrën.

Për 39 persona, pasi duhen dy doza për person.

Kë fyeni me këtë skandal që e shisni si arritje?

Duhet të ishin vaksinuar të gjithë mjekët e vendit, pensionistët dhe të sëmurët kronik.
Po fyeni inteligjencën e banorëve të Gjirokastrës.

Mjekëve u thuhet të shkojnë e të vaksinohen në Vlorë dhe qarkun e lanë në rënie të lirë duke u kthyer në bombë biologjike.

Qeveri qesharake, e papërgjegjshme dhe malinje. Shpenzon qindra miliona euro për afera korruptive dhe PPP dhe nuk kujdeset për qytetarët e thjeshtë.

E vetmja qeveri në botë që të ardhurat publike nuk i vuri në përdorim në luftën kundër pandemisë por për propagandë e projekte 3D.

Edhe pak ditë dhe “Rilindja” shporret.

Shëndeti publik dhe lufta ndaj pandemisë do jetë prioriteti i punës së qeverisjes së re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu