Ambasada Gjermane në Tiranë ka mohuar ditën e sotme permes një njoftimi, se ka lidhje me ardhjen e vaksinë të Pfizer ditën e djeshme në Shqipëri.
Në reagim thuhet se Ambasada Gjermane nuk disponon asnjë informacion lidhur me këtë çështje, ndërsa shton se Gjermania do të vazhdojë të mbështet Shqipërinë në përballimin e pandemisë nëpërmjet dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore.
“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021.Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe ne mënyra të ndryshme.
E pyetur nga Euronews Albania nëse i ka dhuruar vaksina Shqipërisë, qeveria gjermane reagoi duke mohuar që të jetë vendi “misterioz” i Bashkimit Europian që i dha Shqipërisë 957 doza.
Sebastian Gülde zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë gjermane u shpreh se: “Qeveria Federale Gjermane nuk ka çuar asnjë dozë vaksine tek asnjë vend. Ne nuk kemi informacion rreth donatorit”.