Nga Ylli Dylgjeri

Vaksina do të fillojnë me Personalitetet!

Kështu na tha Kryeministri ynë sot, që i dhënshim nga ditet tona- më tha xha Biloja, komshiu im, ish sigurims i Enverit ne bllok. Po, po e dëgjova vete zotin Rama, duhet te respektojme Personalitet tha, jo ti lemë të vdesim e pastaj ti perkujtojme! Kanë dhënë për këtë dite, Unë vetë jam robtuar duke bërë shërbim te shpija e Kolekës! Më takon mua ta bëj?

-Mirë shumë – i thashë, bëhuni gati se do ju bëjnë vaksinat, se e meritoni. Ju nuk duhet të vdisni!Pastaj sa keni mbetur? Në varreza ska vende, futeni 2 e nga 2, vaksina ka, do ta beni 1 nga 1!

– Po ku do ti bëjme mor bir ?- më pyeti prap Bilo, se nuk dëgjoj mire as nga veshët

.- Po për Personaliete ka Drejtori më vete Qeveria. Do të vij vetë Komandandi i Gardes tua bëj! Nashi Bilo, Komandanti i Gardes nuk do merret më vigjilencen, apo vetem me ndarjen e vendrojeve, ushqimit, gazit ne taracen e Kryeministrise, as me tenderat e vellait, por po trajnohet per tju bere vaksinat Ju, personaliteve te mendjes e te pushkes.

Po trajnohet te Instituti i Shendetit Publik, te vete doktoresha Silva Bino. Silva ua meson si tu çpojne, si te veshin dorezat, si ta tundin shishken, si ta shtyjne gjilperen, te gjitha, te gjitha!

-He me ja lumsha Binos une, grua e mençur ka qene, dhe gjithmone ne krah te qeverise ka ndejtur ne vite. Tani, lajmero shoket se shpejt u vjen rradha. E keni nga biri Juaj Edi kete nder. Sikur edhe 5 vaksina te vijne tha ne TV, do ti ndaj ne dysh per Ju. Nuk i le, se nuk na lane as ato dje.

U ndame me xha Bilon, ne ashensor. Ai u ngjit e une zbrita ne kafe per te hedhur gjithe qef keto rradhe per vaksinen qe tu behet si fillim Personaliteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu